Tragjedia e rëndë në Restelicë të Dragashi (info dhe foto)

Shko poshtë

Tragjedia e rëndë në Restelicë të Dragashi (info dhe foto)

Mesazh nga lindmir berisha prej 14/2/2012, 16:03

Me rastin e tragjedisë në fshatin Restelicë të Dragashit, drejtues të institucioneve dhe partive politike kanë dërguar telegrame ngushëllimi për familjen Reka, e cila humbi 10 anëtarë nga orteku i borës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, thotë se kjo tragjedi ka prekur tërë qytetarët e Kosovës.

“Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmeve të familjes Reka”, theksohet në deklaratën e Krasniqit.

Edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur dhimbjen për humbjen e jetës së anëtarëve të familjes Reka në fshatin Restelicë të Dragashit.

“Në këto çaste të rënda zie, shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju. Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie”, ka thënë Mustafa

Një telegram ngushëllimi për familjet e viktimave të fshatit Restelicë të Dragashit, ka dërguar edhe zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Behgjet Pacolli, i cili vlerëson se drama e përballimit të përplasjes së jetës me vdekjen në Restelicë, ka qenë moment i rëndë për të gjithë qytetarët e vendit tonë dhe institucionet e shtetit.

Solidarizim me banorët e Restelicës ka shprehur edhe Lëvizja për Bashkim, Partia e Drejtësisë, si dhe Avokati i Popullit, Sami Kurteshi.

Edhe shoqata “Miqtë e Amerikës” i ka shprehur ngushëllime familjes Reka, e cila humbi dhjetë anëtarë të saj nga orteku i borës. Kjo shoqatë apelon tek institucionet që të lokalizojnë vende të tilla ku ka mundësi lëvizjesh bore në sasi të mëdha, me qëllim të evakuimit të banorëve nga ajo zonë, që të mos përsëritet një tragjedi e tillë.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, ka ngushëlluar familjen Reka nga Restelica e Dragashit, pas fatkeqësisë që ka pësuar nga orteku i borës. Ai ka shprehur keqardhjen e madhe dhe ka nënvizuar gatishmërinë e Ministrisë për t’i qëndruar pranë kësaj familje në ditë të vështira që po përjeton, sikurse gjithë qytetarët e komunës dhe mbarë Kosovës. /Telegrafi/


Në fshatin Restelicë të Dragashit, eshte bere varrimi i 9 viktimave, trupat e të cilëve u nxorën nga gërmadhat e shtëpive që u shkatërruan si pasojë e ortekut të borës.
Ceremonia e varrimi zhvillohet në ora 15 e 30 minuta në varrezat e këtij fshati. Ndërkohë, bëhet e ditur se gjendja shëndetësore e të mbijetuarës së vetme të kësaj tragjedie, 5 vjeçares Amsera Reka, është e mirë. /Telegrafi/



Presidentja vizitoi të mbijetuarën e tragjedisë
Presidentja Atifete Jahjaga e ka vizituar në spitalin rajonal të Prizrenit, Asmira Rekën, të mbijetuarën e vetme të tragjedisë së shkaktuar nga moti i keq në fshatin Restelicë, të komunës së Dragashit, në të cilën pësuan anëtarët e familjes Reka.
Gjatë vizitës, presidentja, e cila ishte e shoqëruar nga kryetari u komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, u njoftua me gjendjen e Asmirës dhe njëkohësisht falënderoi mjekët dhe personelin e këtij spitali për mobilizimin dhe përkujdesjen që ata po ofrojnë për qytetarët e Restelicës, por edhe për të gjithë banorët e fshatrave të tjera të rrezikuar nga bora e rënë ditëve të fundit në mbarë Kosovën.

Jahjaga e ngushëlloi familjen Reka dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për këtë humbje tragjike dhe trishtuese të jetëve të njerëzve. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që në këto kushte të vështira atmosferike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, të solidarizohen dhe t’i dalin në ndihmë njëri-tjetrit, duke premtuar se ndihma e institucioneve të Kosovës nuk do të mungojë.

Ajo veçoi punën e palodhshme të Forcave të Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe qytetarëve vullnetarë për përpjekjet e tyre të pandërprera për të hapur rrugën dhe për t’u ardhur në ndihmë të të ngujuarve në Restelicë.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga ndau 10.000 euro nga fondi i Zyrës së Presidentes për të ndihmuar adresimin e nevojave emergjente për familjet e goditura të fshatit Restelicë.

“Është një tragjedi e rëndë humbja e jetëve të njerëzve si pasojë e ortekut të borës, një fatkeqësi elementare e paparashikueshme. Ju shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve. Ata do të kenë përkrahjen dhe mbështetjen institucionale për të sanuar pasojat e kësaj fatkeqësie. Falënderoj Forcën e Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe banorët për gjithë ndihmën e ofruar në shpëtimin e jetëve dhe gjetjen e trupave. Kjo dëshmon solidaritetin e pakursyer të njerëzve që të gjenden pranë njëri-tjetrit në situata të tilla. U shpreh mirënjohje atyre për tërë angazhimin në këtë situatë të jashtëzakonshme që e ka kapluar fshatin Restelicë. FSK dhe PK treguan përkushtim dhe profesionalizëm dhe se janë të aftë të përballin situata të tilla, për çka janë trajnuar dhe aftësuar”, ka deklaruar presidentja Jahjaga. /Telegrafi/


















avatar
lindmir berisha

Numri i postimeve : 43
Pikët : 143
Join date : 21/01/2012
Location : Kosovë

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi